Ndërmjetësim i kredive

Ndërmjetësim i kredive


Ne kuptojmë dëshirën e cdo klienti për të blerë një shtëpi me një procedure kredie të aprovueshme sa më shpejt të jetë e mundur.
Klientët e agjensisë Homeplus marrin një shërbim të plotë dhe korrekt të kredive nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjelltë me shumë banka. Agjensia Homeplus ofron ekspertizën e saj në shërbimet që lidhen me kredinë hipotekore. Përmes bashkëpunëtorëve të saj ofron lehtesi në procedurat e aplikimit dhe marrjes së kredisë. Homeplus ka ndihmuar dhe mbështetur shumë blerës shtëpish si dhe pronarët ekzistues në çdo aspekt që lidhet me pasuritë e tyre të patundshme dhe me huamarrjen. Ekipi ynë udhëzon blerësit përmes procesit të para-miratimit për të ndihmuar pronarët të rifinancojnë dhe të përdorin kapitalin e tyre në një mënyrë inteligjente.

 

Na kontaktoni dhe ju ndihmojmë që në hapat fillestare. Paraprakisht duhet të konsideroni:

-“Hapi i parë” miratimet-paraprake – Te dini sa shtëpi mund të blini përpara nisjes se procedurave.
-Kreditë hipotekore – Blini shtëpi me pagesë fillestare minimale.
-Kreditë per Investim apo shtëpi te dyta – Krijoni pasuri me anë të pasurive të patundshme.
-Konsultime për vleresimet e krediteve tuaja dhe ndikimi në opsionet e shtëpi-blerjes tuaj.
-Procedura te përshpejtuara dhe të thjeshtuara te miratimit të kredisë për klientët referuar nga ne.

 

Në kohën e aplikimit, klientët tanë do të dorëzojnë dokumentacionin përkatës dhe dokumentin tonë të referimit dhe menjëherë do të fitojnë lehtësira në procedurat përkatëse.