Lajme

Çmimet e reja të apartamenteve në 32 zonat e Tiranës.

Udhëzimi i qeverisë sjell ndryshime të çmimeve fiskale të tregut të shitblerjeve edhe për apartamentet në 32 zonat kadastrale të Tiranës. Duke iu referuar tabelave të çmimeve të apartamenteve për sipërfaqe shfrytëzimi, disa lagje të kryeqytetit janë bërë më të shtrenjta, në disa të tjera çmimi është ulur, ndërsa në 23 zona kadastrale çmimet nuk kanë ndryshuar.

Lexo me shumë

Lejet e ndertimit – si konvertohet toka are ne truall?

Ndryshon sërish formati për aplikimin dhe miratimin e lejeve të ndërtimit. Nëse deri dje pas miratimit të procesit të aplikimit online, për to ishin ngritur komisione përgjegjëse pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Këshillit Kombëtar të Territorit, tashmë ato do të kalojnë edhe në sitën e Ministrisë së Ekonomisë.

Lexo me shumë

Hipotekimi i pasurive të paluajtshme, procedura e re për dorëzimin e prokurës në ZRPP. Dokumentet dhe hapat që duhen ndjekur.

Qytetarët që janë në procedura për çështjet e pronave tashmë kanë një mundësi të re për të kryer aplikimet përmes portalit E-Albania. Tashmë me këtë shërbim ata mund të veprojnë me prokurë si përfaqësues të palëve të interesuar, si dhe mund të aplikojnë në portal duke kërkuar shërbimin “Regjistrim i prokurës”. Prokura regjistrohet në seksionin e pronësisë së kartelës së pasurisë së paluajtshme dhe dokumenti origjinal depozitohet në arkiv. Përgjigjja për aplikimin vjen në rrugë elektronike ose edhe me postë, sipas dëshirës.

Lexo me shumë