Projekte dhe investime

Projekte dhe investime


Vila ne komplekse turistike – video

Financim per projekte – Mundësi financimi për projekte të ndryshme në faza fillestare apo të avancuara të zhvillimit të tyre deri në vlerën 1 milion euro. Projektet mund të përfshijnë komplekse ndërtimi, resorte turistike, zhvillim trojesh, komplekse industriale, etj. (vendos foto per projekte pezull).

Licenca dhe franchise – Agjensia Homeplus u ofron individëve apo kompanive shqiptare të interesuara në përfitimin e kontratave ekskluzive apo franchise të markave ndërkombëtare mundësinë e ndërmjetësimit, duke bërë të mundur transferimin e suksesit ndërkombëtar në Shqipëri.

Rreth Homeplus International Franchise Service.
Një nga rolet kryesore të HPIFS është që tu ofrojë bizneseve mundësinë e përfshirjes në sistemin franchise në mënyrë që të sigurojë një pozicionim ndërmjet “më të mirëve”. Shërbimi HPIFS është krijuar në mënyrë që të veprojë në interesat e industrisë, në vlerësimin dhe akreditimin e kompanive shqiptare të cilat përmbushin kriteret e strukturës për të qenë një biznes franchise, testimin e një sistemi dhe sukseset e një kontrate franchise. Kjo arrihet nëpërmjet një sistemi strikt të kritereve vlerësuese. Vetëm subjektet që plotësojnë me sukses kushtet e akreditimit do të munden ti bashkohen rrjetit tonë dhe të marrin përfitimet e antarësisë dhe përfaqësimit nga HPIFS. Si në cdo iniciativë biznesi ju duhet të investigoni me kujdes cdo propozim për franchise përpara angazhimit tuaj konkret. Kjo është një nga arsyet për të cilat ne japim informacionin e duhur për sistemin franchise.

Cfarë është sistemi franchise?
Formati i biznesit franchise nënkupton dhënien e një licence nga një person apo kompani (franchizues) tek një tjetër (i franchizuari), e cila i jep të drejtën marrësit që të operojë me biznesin e vet nën një markë tregëtare, me sistem dhe modelin e provuar të biznesit të palës tjetër (franchizuesit). Marrësi gjithashtu merr trajnimin fillestar dhe suportin e vazhdueshëm që nënkupton të gjithë elementët e nevojshëm për të kompletuar një person të patrajnuar në këtë biznes. Kontrata ligjore (e marrëveshjes franchise) mes dy palëve përcakton të drejtat dhe detyrimet e tyre dhe përcakton afatin kohor të zgjatjes së marrëveshjes duke përfshirë dhe opsionin e rinovimit të kontratës. Parimi është shumë i thjeshtë – në vend që të bëhet themelimi i kompanisë prej fillimi, disa biznese operojnë duke u zgjeruar nëpërmjet dhënies së patentës të tjerëve në mënyrë që të shesin produketet ose shërbimet e tyre.

Disa nga avantazhet më specifike janë:

-Juve nuk ju nevojitet një ide e re – dikush tjetër ka menduar dhe e ka testuar me sukses atë!
-Kompanitë e mëdha dhe të mirënjohura që operojnë në sistemin franchise shpeshherë ofrojnë të gatshme fushata të mëdha marketingu në nivel kombëtar ose ndërkombëtar me një emër të njohur komercial.
-Kompanitë franchise ofrojnë programe trajnimi për shitjet dhe të gjithë komponentët e tjerë të drejtimit e një biznesi.
-Kompanitë franchise ju ndihmojnë së tepërmi duke ju siguruar financime të investimit tuaj si psh: blerje në sasi me cmime të ulura në mënyrë të konsiderueshme.
-Nëse klientët kanë dijeni që ju operoni me një sistem franchise, ata do ta kuptojnë që ju ofroni vlerën më të mirë për paratë e shpenzuara si dhe një cilësi të lartë – edhe pse ju drejtoni një biznes tuajin, ju jeni pjesë e një organizate më të madhe.
-Ju rrisni biznesin tuaj dhe kur jeni gati mund ta shisni duke përfituar më shumë prej tij.
-Ju mbeteni pronar i një biznesi, pavarësisht përdorimit të sistemit franchise.
-Bankat kryesore janë më të hapura ndaj kreditimit të bizneseve franchise.

Cilat janë kostot e shërbimit?
Kompania ndërkombëtare që ofron franchise merr një pagesë fillestare për patentën që prej fillimit, si dhe disa pagesa të tjera periodike të menaxhimit të shërbimit – të cilat zakonisht përcaktohen në formën e një përqindjeje në bazë të të ardhurave vjetore apo sasive të furnizimit. Në këmbim të kësaj pagese, pala dhënëse është e detyruar t’ju ofrojë suport në rrjetin franchise nëpërmjet trajnimeve, zhvillimit të produkteve, marketingut dhe reklamimit, aktiviteteve promocionale dhe konsulencës së specializuar për menaxhimin e shërbimit.

Konsideroni se…

Në momentin e konsiderimit të opsioneve franchise duhet të mbani parasysh se ju duhet të merrni kohën e nevojshme derisa të kuptoni mirë gjithë procesin franchise. Ju duhet të konsideroni avantazhet dhe vështirësitë e mundshme. Ky model biznesi i kompletuar dhe i furnizuar nga specialistë të dedikuar përfshin aftësi dhe mjedise të ndryshme duke hapur mundësi të pafundme për njerëz që kërkojnë një mundësi të re. Kërkimi është hapi i parë që duhet të ndërmerrni, kështu që fillimisht duhet të vendosni nëse ky franchise është i përshtatshëm për ju përpara se ju të angazhoheni në bizneset individuale. Në një mori markash e patentash të ndryshme, nivele investimi dhe tipe të ndryshme biznesi që po ju prezantojmë, shpresojmë që informacioni i dhënë t’ju ndihmojë ju të ndërmerrni hapat e duhur në modelin franchise

Troje në bregdet –  mundësi investimi në zonën e bregdetit Adriatik dhe Jon, sipërfaqje trualli për shitje deri në 80.000 m2. (foto e video).

 

Troje për zhvillim – Mundësi investimi në fushën e ndërtimit të komplekseve rezidenciale në aksin Tiranë – TEG, në Mjull Bathore, Tiranë. Zona ka sipërfaqe deri në 130.000m2,është e studiuar dhe ka plan të miratuar për ndërtim vilash dhe apartamente deri në 4 kate. Ambienti jepet si investim i drejtpërdrejtë duke blerë direkt tokën ose nëpërmjet formës së bashkëpunimit duke investuar në koston e ndërtimit në këmbim të truallit. Telefononi për më shumë detaje! (vilat e vista).

Investoni në pasuri të paluajtshme jashtë vendit – Përfitoni nga mundësia për të investuar në pasuri të paluajtshme në tregje të garantuara dhe të stabilizuara. Ne ju ndihmojmë të ndërtoni një portofol të suksesshem investimi në pasuri dhe prona nëpërmjet kontratave ekskluzive për Shqipërinë, me kompani të mëdha zhvilluese britanike si Aspen Woolf, Acoor, Barrat, Royal Wharf.