Te japesh me qera

Te japesh me qera


Jeni pronar i një apartamenti, shtëpie apo ambienti tregtar? A doni të merrni maksimumin prej
investimit tuaj?
Agjenti i Homeplus është eksperti që e njeh tregun më mirë se kushdo tjetër. Ai mund t’ju
ndihmojë të përcaktoni një çmim real për pronën që ju dëshironi të jepni me qira. Për një
vlerësim sa më real te shtëpisë apo pronës kontaktoni Homeplus.
Krahas gjetjes së një qiramarrësi për pronën tuaj, Homeplus angazhohet edhe në menaxhimin e
pasurive tuaja dhe mund të veprojë si administrator.

5 hapat për të dhënë pronën me qera.

1. Zgjidhni agjentin tuaj imobiliar
2. Hartoni një plan te detajuar marketingu
3. Përcaktoni çmimin tuaj
4. Zbuloni pikat e forta për pronën tuaj
5. Formalizoni përmes kontratës së qirasë.

HAPI 1: Zgjidhni agjentin tuaj imobiliar

Agjentët tanë disponojnë informacionin e duhur mbi pronat, ndërtimet dhe apartamentet dhe
dinë se cilat prona janë për qira ose kanë qenë kohët e fundit me qira. Pra, zgjidhni një agjent
pronash në zonën tuaj. Agjentet Homeplus kanë një rrjet të gjerë klientësh dhe kontaktesh dhe
i japin një vlerë reale pronës tuaj, duke e kthyer atë në evidente dhe të prekshme.
Ata kanë një bazë të madhe të dhënash të klientëve qiramarrës potencial. Ata publikojnë në
mënyrë korrekte në platforma elektronike, apo forma të tjera bashkëkohore. Homeplus zotëron
një ëebsite profesional me listime të shumta dhe janë gjithmonë të gatshëm të ofrojnë këshilla
të detajuara.
Me agjentet e pasurive të patundshme Homeplus nuk ka surpriza të pakëndshme. Ata sjellin
qiramarrësit dhe qiradhënësit më afër së bashku në një atmosferë të respektit të ndërsjellë. Ata
punojnë shumë për të gjetur qiramarrës të pershtatshëm për pronën tuaj.

HAPI 2: Hartimi i një plan-marketingu

Agjenti i Homeplus Albania mund të propozojë një plan marketingu të përshtatshëm për ju.
Duke kombinuar në mënyrë efikase të gjitha të dhënat për të vendosur pronën tuaj në qendër
të vëmendjes si: vendosja e banerave, posterave, publikimi në platforma elektronike,
newsletters, përvec listimit në www.homeplus.al dhe portale të tjera të dedikuara, si dhe
përcaktimi i buxhetit fillestar të marketingut.

HAPI 3: Përcaktoni cmimin tuaj

Agjenti i Homeplus i njeh çmimet e pronave me qira kohët e fundit në zonën tuaj dhe është në
kontakt të vazhdueshëm me evoluimin e tregut. Prandaj ata janë të vendosur për t’ju këshilluar
drejt për caktimin e çmimit më të përshtatshëm për pronën tuaj.
Duhet të konsideroni se, janë disa faktorë që përcaktojnë çmimin e qirasë së pronës tuaj:
Vendndodhja (lokacioni): një lagje (zonë) e kërkuar dhe me popullaritet të lartë mund të rrisë
vlerën e tregut.
Një pronë e mirëmbajtur mirë ka vlerë më shumë në sytë e një kërkuesi.
Nëse prona juaj ka elemente të veçanta atehere kjo mund të ndikojë në çmimin e qirasë.
Çmimi për m²: çmimet mesatare për m² në zonën tuaj të ndikojë edhe në çmimet e tregut.
Aksesibiliteti: aksesi i mirë apo vendparkimi mund të jetë një vlerë shumë e mirë monetare këto
ditë.

Hapi 4: Trego anën më të mirë të pronës tuaj

Disa rregulla të arta për përgatitjen e pronës tuaj për vizitorët:
Pastrimi: do të nxjerrë shtëpinë tuaj me të pastër të plotë për të vendosur rëndësinë e duhur!
Një shtëpi e rregullt: ndreqni, largoni gjërat e panevojshme dhe sistemoni ato qe mbeten.
Riparimi, rilyerja dhe zëvendësimi ku është e nevojshme, p.sh. plasaritjet në mure, njollat,
çelsat, dekoracionet, etj.
Tërheqja nga një publik me i gjerë: kjo bëhet për të siguruar që gjithçka është sa me
neutrale qe të jetë e mundur p.sh., duhen shmangur ngjyrat e tepruara dhe shumë të ndezura
në mure.

HAPI 5: Marrëveshja për kontratën e qirasë

Agjenti i pasurive të patundshme ju udhëzon nëpërmjet nje procesi të gjatë. Që nga caktimi i
një çmimi të drejtë për të dhe deri në nënshkrimin e kontratës se qirasë, ata do t’ju ndihmojnë
të finalizoni të gjitha formalitetet dhe do u përgjigjen të gjitha pyetjeve tuaja.