Sherbime Sigurimi

Sherbime Sigurimi


Kompania jonë ofron gjithashtu shërbime të tjera si sigurimi i pronave, makinës, udhëtimit, shëndetit apo jetës, etj. Sigurimi është një kërkesë thelbësore për blerjen e një shtëpie. EUROSIG sha, për vite u ka shërbyer klientëve të saj në të gjithë territorin e Shqipërisë si dhe në rajon, duke u ofruar një shërbim të jashtëzakonshëm, duke mundësuar që transaksionet per blerjen shtëpisë të kryhen pa asnjë problem, si edhe tu sigurojë blerësve sa më shumë opsione qe të jetë e mundur për sigurimin e pronës dhe shtëpive. Të gjithë agjentët Homeplus janë të siguruar në EUROSIG dhe kanë referuar shumë klientë tek kjo kompani, sepse stafi i saj është profesional dhe i orientuar drejt shërbimit cilësor për klientët.

Më poshtë po japim një përmbledhje të shërbimeve:

  1. Bashkëpunimi ynë me këtë kompani sigurimesh është afatgjate
  2. Ne njohim dhe kuptojmë nevojat e sigurimit për shtëpitë dhe bizneset në zonat që mbulojmë
  3. Disponueshmëria për tu ofruar klientëve një çati te vetme për të gjitha nevojat e tyre
  4. Gjithnjë ne gatishmëri për ju – Ne kemi zhvilluar një marrëdhënie afatgjatë e cila do të sigurojë që mbulim i nevojave tuaja të jetë i azhornuar me kërkesat si dhe i përshtatshëm me nivelin tuaj të aseteve

Çdo klient ka nevojë të kuptojë se cfarë mbulon sigurimi. Me durim dhe përkushtim të vazhdueshëm ne sigurohemi që ju të kuptoni mundësitë dhe kostot tuaja. Për një konsultim jo të detyrueshëm, ju lutem kontaktoni përmes Tel. 35542223522 apo na shkruani email në info@homeplus.al.