Vende vakante

Vende vakante


Homeplus Albania po rekruton agjente terreni (preferohen vajza) në fushën e pasurive të patundshme.

Detyrat

  1. Gjetja dhe identifikimi i pronave dhe krijimi i rrjetit të bashkëpunëtorëve.
  2. Komunikimi dhe vendosja e kontakteve të vazhdueshme me pronarë apo administratorë.
  3. Organizimi i vizitave në pronë, përshkrimi dhe fotografimi i ambienteve që merren në menaxhim.
  4. Plotësimi i formularëve përkates per cdo pronë, mbledhja e dokumentave dhe dorëzimi i tyre në zyrë.
  5. Shoqërimi i klientëve në pronë.
  6. Në këtë pozicion pune aplikohet minimumi i kontakteve dhe kontratave ne bazë ditore.

Kualifikimet dhe kërkesat

  1. Të ketë përvojë punë në fushën e shitjeve në terren.
  2. Të punojnë në mënyrë të pavarur ne terren.
  3. Të jetë i vetëorganizuar.
  4. Të ketë aftësi negociuese dhe komunikimi.
  5. Të jetë i përkushtuar dhe i motivuar.
  6. Të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe njohuri të programeve bazë kompjuterike.
  7. Të jetë mbi 25 vjec.
  8. Pagesë fikse + komisione.

 

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë: një letër motivimi dhe një CV të detajuar në gjuhën shqipe në adresën elektronike info@homeplus.al. Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të thirren për një intervistë paraprake pranë zyrave tona.