Projekte dhe Investime

Projekte dhe Investime

Financim per projekte – Mundësi financimi për projekte të ndryshme në faza fillestare apo të avancuara të zhvillimit të tyre deri në vlerën 1 milion euro. Projektet mund të përfshijnë komplekse ndërtimi, resorte turistike, zhvillim trojesh, komplekse industriale, etj. (vendos foto per projekte pezull).

Licenca dhe franchise – Agjensia Homeplus u ofron individëve apo kompanive shqiptare të interesuara në përfitimin e kontratave ekskluzive apo franchise të markave ndërkombëtare mundësinë e ndërmjetësimit, duke bërë të mundur transferimin e suksesit ndërkombëtar në Shqipëri.

Rreth Homeplus International Franchise Service.
Një nga rolet kryesore të HPIFS është që tu ofrojë bizneseve mundësinë e përfshirjes në sistemin franchise në mënyrë që të sigurojë një pozicionim ndërmjet “më të mirëve”. Shërbimi HPIFS është krijuar në mënyrë që të veprojë në interesat e industrisë, në vlerësimin dhe akreditimin e kompanive shqiptare të cilat përmbushin kriteret e strukturës për të qenë një biznes franchise, testimin e një sistemi dhe sukseset e një kontrate franchise. Kjo arrihet nëpërmjet një sistemi strikt të kritereve vlerësuese. Vetëm subjektet që plotësojnë me sukses kushtet e akreditimit do të munden ti bashkohen rrjetit tonë dhe të marrin përfitimet e antarësisë dhe përfaqësimit nga HPIFS. Si në cdo iniciativë biznesi ju duhet të investigoni me kujdes cdo propozim për franchise përpara angazhimit tuaj konkret. Kjo është një nga arsyet për të cilat ne japim informacionin e duhur për sistemin franchise.



Troje për zhvillim – Mundësi investimi në fushën e ndërtimit të komplekseve rezidenciale në aksin Tiranë – TEG, në Mjull Bathore, Tiranë. Zona ka sipërfaqe deri në 130.000m2,është e studiuar dhe ka plan të miratuar për ndërtim vilash dhe apartamente deri në 4 kate. Ambienti jepet si investim i drejtpërdrejtë duke blerë direkt tokën ose nëpërmjet formës së bashkëpunimit duke investuar në koston e ndërtimit në këmbim të truallit. Telefononi për më shumë detaje! (vilat e vista).

Investoni në pasuri të paluajtshme jashtë vendit – Përfitoni nga mundësia për të investuar në pasuri të paluajtshme në tregje të garantuara dhe të stabilizuara. Ne ju ndihmojmë të ndërtoni një portofol të suksesshem investimi në pasuri dhe prona nëpërmjet kontratave ekskluzive për Shqipërinë, me kompani të mëdha zhvilluese britanike si Aspen Woolf, Acoor, Barrat, Royal Wharf.