Tarifat
Komisionet e sherbimit
Shërbimet e ndërmjetësimit të pasurive të patundshme janë shërbime që ofrohen përkundrejt kostove dhe pagesave si cdo produkt dhe shërbim tjetër që i ofrohet konsumatorit dhe për këtë arsye ai duhet të paguhet.
Agjensia Homeplus aplikon këto komisione lidhur me shërbimit të ndërmjetësimit si në rastin e shit/blerjes dhe atë të qeradhënie/qeramarrjes.
– Në rastin e shitjes/blerjes së pronës, komisioni i shërbimit ndaj agjensisë është 3% e vlerës së transaksionit kur ju jeni shitësi i pronës dhe 1% të vlerës së transaksionit kur ju jeni blerësi i pronës.
– Në rastin e kontratave të qeradhënies/qeramarrjes të pronës, komisioni i shërbimit ndaj agjenisë është 1 (një qera mujore) për kontrata standarde një vjecare, kur ju jeni qeradhënësi i pronës dhe 1/2 (gjysëm) qera mujore kur ju jeni qeramarrësi i pronës.
Shënim: Komisioni ndaj agjensisë paguhet në momentin e finalizimit me sukses të negocimit mes palëve.
Nr | Tipi i transaksionit | Komisioni | Kush paguan |
---|---|---|---|
1 | Shitje | 3% | Shitesi |
2 | Blerje | 1% | Bleresi |
3 | Qeradhënie | 1 qera mujore | Qeradhenesi |
4 | Qeramarrje | 1/2 qera mujore | Qeramarresi |