Vende Vakante
Homeplus Albania po rekruton agjente terreni (preferohen vajza) në fushën e pasurive të patundshme.
Detyrat
- Gjetja dhe identifikimi i pronave dhe krijimi i rrjetit të bashkëpunëtorëve.
- Komunikimi dhe vendosja e kontakteve të vazhdueshme me pronarë apo administratorë.
- Organizimi i vizitave në pronë, përshkrimi dhe fotografimi i ambienteve që merren në menaxhim.
- Plotësimi i formularëve përkates per cdo pronë, mbledhja e dokumentave dhe dorëzimi i tyre në zyrë.
- Shoqërimi i klientëve në pronë.
- Në këtë pozicion pune aplikohet minimumi i kontakteve dhe kontratave ne bazë ditore.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Të ketë përvojë punë në fushën e shitjeve në terren.
- Të punojnë në mënyrë të pavarur ne terren.
- Të jetë i vetëorganizuar.
- Të ketë aftësi negociuese dhe komunikimi.
- Të jetë i përkushtuar dhe i motivuar.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe njohuri të programeve bazë kompjuterike.
- Të jetë mbi 25 vjec.
- Pagesë fikse + komisione.
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë: një letër motivimi dhe një CV të detajuar në gjuhën shqipe në adresën elektronike [email protected]. Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të thirren për një intervistë paraprake pranë zyrave tona.